![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop1.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop2.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop3.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop5.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop6.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop7.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop8.jpg)
Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ketë rritje të theksuar të çmimit të energjisë elektrike, përcjell TV21. Besimi tha se vendimin përfundimtar do ta marrë Komisioni Rregullator i Energjisë, por që pritshmëritë e Qeverisë janë që mos të ketë rritje të konsiderueshme.
“Qeveria ka kalkulime dhe prandaj vendimi i Qeverisë, si pronar i EMV-së, është se me çfarë çmimi t’i shkojë furnizuesit universal. Është një politikë publike e Qeverisë – për të zbutur efektin e çmimit, shkojmë me një kosto më të ulët të energjisë elektrike. Prandaj mjetet buxhetore shkojnë në EMV për ta zbutur efektin e çmimit, tha Besimi.