Shefi i Delegacionit Evropian në Maqedoni, Dejvid Gir në pyetjen e TV21 për komentet në lidhje me shqetësim e Dimitrovskit dhe Shekerinskës për humbjen e besueshmërisë ndaj europianizimit, tha se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se nga BE-ja dëshirojnë që të hapen negociatat me Maqedoninë sa më shpjet që është e mundur.
“Ne dëshirojmë që të hapen negociatat për anëtarësim me venin tuaj sa më shpejtë që është e mundur, ashtu siç tha komisionari për zgjerim zotëri Varhej se RMV i ka plotësuar të gjitha kërkesat për anëtarësim në BE dhe tani duhet të behën përpjekjet që të tejkalohet gjendja e tanishme dhe të sigurohet hapja e negociatave”, tha Dejvid Gir, shef i Delegacionit Evropian.