Sheqerinska: Nuk do të jem pjesë e qeverisë së ardhshme

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska paralajmëroi se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Pasi u tërhoq nga funksionet partiake në maj të këtij viti, Shekerinska tani po e braktis edhe pushtetin, për arsye parimore. Konsideron se është e ndershme dhe parimore të tërhiqet dhe të mos jetë pjesë në Qeverinë e ardhshme.

Marketing

“Vendimi i vetëm i ndershëm dhe parimor do të ishte të them se nuk do të marr pjesë në qeverinë e re. Mendoj se në periudhën e kaluar mundeshim të tregojmë rezultate si qeveri, unë si ministre e mbrojtjes, vetëm për shkak se treguam ndershmëri, përgjegjësi, parime dhe shumë punë. Atëherë ia vlen dhe atëherë ka rezultate. Nëse nuk u përmbahemi parimeve në vend të parë ndaj vetes, nuk mund të jemi parimorë dhe të ndershëm ndaj qytetarëve. Prandaj mendoj se atë vendim ua kam kumtuar kolegëve të mi. Mendoj se është parimore dhe e ndershme të mos marr pjesë në qeverinë e ardhshme“, tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.