![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop1.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop2.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop3.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop5.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop6.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop7.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop8.jpg)
ë
Interi ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Salteritanas, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të.
‘Nerazzurët’ kanë triumfuar me rezultat 5-0 si mysafir ndaj Salernitanas.
Mysafirët ishin në avantazh prej dy golave pas 45 minutëshit të parë me golat e realizuar të Perisic 11′ dhe Dumfries 33′.
Në pjesën e dytë, zikaltrit realizuan edhe tre gola të tjerë. Alexis Sanchez realizoi në minutën e 52-të përpara se Martinez dhe Gagliardini t’i realizonin dy të tjerë në minutat 77′ dhe 87′ për të kompletuar ‘manitan’ me rezultatin 5-0.
Zikaltrit kështu përforcojnë pozitën e parë në tabelë tani me 43 pikë të mbledhura, duke qëndruar katër pikë nga përcjellësi i dytë por me ‘nerazzurët’ që kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.