U arsyetuan që ishte gabim teknik dhe se të hënën rrogat e mësimdhënësve të shkollave fillore do të transferohen në llogaritë e tyre bankare. Jemi dëshmitarë që dita hënë kaloi dhe mësimdhënësit nuk kanë pranuar rrogat e nëntorit edhe pse sot data është 20 dhjetor.
Kanë kaluar 20 ditë dhe mësimdhënësit paguajnë me buxhetin e tyre familjat neglizhencën e kryetarit të komunës dhe skuadrës së tij. Situata bëhet e papërballueshme, andaj ftojmë drejtuesit e komunës të merren seriozisht me zgjidhjen e kësaj problematike, pasi bojkoti i mësimit dhe protestat e mësimdhënësve nuk do të ishin në favor të mbarvajtjes së procesit mësimor.
Mësimdhënësit janë në të drejtën e tyre, sikurse nxënësit që meritojnë proces të rregullut edukativ-arsimor.