Komisioni për Anti-korrupsion, iniciativë për vepër penale të Hysni Ismailit

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka parashtruar iniciativë deri tek Prokuroria Publike për Ndjekje Penale të Husni Ismailit, të cilin “Alternativa”, sipas marrëveshjes së re qeveritare, e ka propozuar për nënkryetar të Kuvendit.

Marketing

Ish ministri i kulturës, i cili këtë funksion e ka kryer nga 27 qershor 2019 deri më 30 gusht 2020, është paraqitur për dyshimin se ka kryer vepër penale keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare lidhur me kontratat dhe aneks kontratat të kontraktuara në korrik të viti 2020 lidhur me konkurset për financimin e projekteve në interes nacional.

“Iniciativa është dorëzuar në Prokurorinë Publike me konstatimet se ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Buxhet dhe Ligjit për Zbatimin e Buxhetit për vitin 2020, me çka ka shkaktuar dëm në buxhetin e RMV-së. Më 24 korrik 2020 ka nënshkruar rreth 100 kontrata apo aneks kontrata me vendime dhe me këtë ka shkaktuar obligime për buxhetin e Ministrisë së Kulturës, gjegjësisht shtetit në vlerë prej mbi 33 milion denarë, gjegjësisht 500 mijë euro.”,- deklaroi anëtari i Komisionit Anti-korrupsion, Vlladimir Georgiev.

Anti-korrupsioni shtoi se në bazë të Ligjit për Buxhetin është e paraparë që shfrytëzuesit e buxhetit nuk guxojnë të ndërmarrin obligime që dalin nga viti në realizim apo të bëhen shpenzime më shumë se mjetet e parapara në buxhet.

Ndërkohë, të hënën Husni Islaili përmes një statusi në Facebook ka shkruar se ndaj tij nuk zhvillohet asnjë procedim penal dhe se iniciativa e Anti-korrupsionit nuk nënkupton ndjekje penale.

Por, nga prokurori thonë se deri te Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupcionit, nga fundi i javës së kaluar ka arritur iniciativa nga Anti-korrupsioni dhe e njëjta menjëherë i është shpërndarë prokurorit kompetent. Ismaili aktualisht është deputet i “Alternativës” dhe pritet të marrë edhe postin e nënkryetarit të kuvendit.