Zv/drejtori i deritanishëm i agjencisë për rini dhe sport Avni Rustemi në një postim të tij në Facebook ka njoftuar se ai nuk është më zv drejtor.
Në vazhdim lexoni postimin e tij
Detyrat publike janë obligime që duhet të fokusohen për të mirën e qytetarëve dhe në dobi të qytetarëve. Ne që ushtrojmë funksion publik duhet që punën tonë ta bëjmë me ndershmëri, edhe pse gjatë rrugëtimit mund të hasim veshtirësi të formave të ndryshme.
Gjatë kësaj kohe realizuam projekte si në infrastrukturën e sportit dhe rekreacion, ashtu edhe në avancimin e çështjeve rinore. Padyshim mund të krenohemi që në këtë kohë realizuam faqen e Agjencisë për rini dhe sport në gjuhën shqipe.
Vetes i kam vendosur vetëm një prioritet, që punonjësit në Agjenci të mos kenë frik dhe mbi gjithçka të jenë zot të vetes, të barabartë e pa u ndjerë të nënçmuar.
Faleminderit kryetar Ali Ahmeti, që ma dhe mundësinë që të udhëheq me një institucion që ka rëndësi të veçantë për rininë dhe për sportin. Në një institucion që lufton për të ardhme të ndritshme, të sigurtë dhe për progres për gjeneratat që do vijnë pas nesh. Faleminderit gjithashtu edhe për ata që më përkrahën kur përkrahja qoftë sado pak më ishte e nevojshme, faleminderit edhe për ata që më sfiduan dhe më bënë më të fortë dhe më motivuan që në rrugëtimin tim me këtë institucion të ketë më shumë suksese.
Zëvendësdrejtorit të sapozgjedhur i uroj suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re. Përkrahja ime do të jetë në çdo moment për zhvillimin dhe përparimin e Agjencisë, gjithashtu zëvendësdrejtori i ri do të gjejë gjithmonë ndihmën time si ish zëvendësdrejtor i këtij institucioni për të lehtësuar punën në menaxhimin e Agjencisë.
Faleminderit!