Paraburgim për policët dhe doganierët që u arrestuan për trafikim me drogë

Paraburgim prej 30 ditëve iu caktua policëve dhe doganierëve që u arrestuan për trafikim për drogë.

Marketing

“Duke vepruar me propozim të PTHP-së, para gjykatësit në procedurë paraprake sot u sollën 9 persona të dyshuar, për veprën penale trafikim dhe drogë”, thonë nga Gjykata Penale.

Ata shtojnë se gjykatësi në procedurë paraprake u caktoi paraburgim prej 30 ditëve, ndërsa njërit i caktoi paraburgim prej tetë ditëve.

Sipas vendimeve për caktimin e masës së paraburgimit, gjykata mendon se janë përmbushur kushtet për shkak të se të dyshuarit mund të arratisen ose të ndikojnë te dëshmitarët për ta penguar hetimin.

Marketing