DASH shpall ‘non grata’ edhe dy ish-zyrtarë të tjerë të lartë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se këtë të martë ka futur në listë të zezë dy ish-zyrtarë të Maltës, Konrad Mizzi dhe Keith Schembri, duke ua ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikë për shkak të veprimeve korruptive që kanë minuar sundimin e ligjit në Maltë.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price në një status në rrjetin social “Twitter”.

“Departamenti Amerikan i Shtetit përcaktoi publikisht ish-zyrtarët maltezë Konrad Mizzi dhe Keith Schembri të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për veprime korruptive që minojnë sundimin e ligjit në Maltë. SHBA i bashkohet Maltës në luftën kundër korrupsionit”, shkruan Ned Price.