Shqipëri, vazhdojnë hetimet për publikimin e të dhënave

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje punonjës të ISSH dhe Drejtorisë së Tatimeve të cilët dyshohen se mund të jenë të përfshirë në skandalin e nxjerrjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë.

Marketing

Pas marrjes në pyetje të IT-ve të ISKSH dhe nënpunës të tij, po merren në pyetje nëpunës por edhe punonjës të thjeshtë të administratës të ISSH dhe drejtorisë së Tatimeve, ndërkohë që në ditët në vijim pritet që të merren dhe drejtues apo drejtor te sektorëve të ndryshëm të institucioneve, ku pas skandalit u sekuestruan serverat. Mediat shqiptare raportojnë se dokumentet me të dhënat personale mund të kenë rrjedhur nga një prej institucioneve që i janë sekuestruar serverat, pra Drejtoria e Tatimeve, ISKSH dhe ISSH-së.

Sipas grupit hetimor hakerimi ka shumë pak gjasa të ndodhë, pasi nëse do ndodhte diçka e tillë të dhënat nuk do përfundonin ne duart e shumë personave.

Tre ditë më parë u bënë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021, ndërsa dy ditë më parë u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill. Po ashtu, në rrjetin ‘Whatssap’ qarkullon dhe lista me numrat e telefonave dhe ajo e targave.