Armend Alimi lë “thatë” Egnatian. Mesfushori u largua nga Shkëndija gjatë kësaj merkato, ndërsa ka gjetur menjëherë skuadër. Halimi ka vendosur të qendrojë në Maqedoni dhe sot ka firmosur me FK Rabotnicki.
34-vjeçari u përfol për një afrim të mundshëm te Egnatia, por ish-kapiteni i Shkëndijës ka preferuar të mos largohet nga kampionatin maqedonas.
Alimi ka firmosur ditën e sotme kontratën me Rabotnicki dhe është prezantuar zyrtarisht. Një përforcim i rëndësishëm për Rabotnicki që po kalon një moment të vështirë dhe renditet në vendin e 8 dhe rrezikon rënien nga Kategoria.