“Urime Vitin e Ri 2022!
Uroj që 2022-ta të jet një vit i begatë për të gjithë, ku do të mbizotërojë dashuria dhe mirëkuptimi mes njerëzve!
Gjatë vitit që po përcjellim, na solli shumë sfida, të cilat i kaluam së bashku duke mbështetur njëri-tjetrin”- ka shkruar ministri Bekteshi!
Ministri Bekteshi gjithashtu ka shkruar se viti i ardhshëm do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike pas gjithë goditjeve dhe pasojave që morëm nga pandemia COVID-19!
“Shpresoj që viti i ardhshëm të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike pas gjithë goditjeve dhe pasojave që morëm nga pandemia COVID-19, ky armik i padukshëm që ende vazhdon të jet prezent dhe i rrezikshëm!
Me përkushtim të madh do të vazhdojmë angazhimin tonë për ta tejkaluar sa më shpejtë edhe krizën energjetike e cila ka kapluar shumicën e vendeve në botë!
Më e rëndësishmja, ju uroj të gjithëve shëndet të mirë!
GEZUAR për shumë vite” – ka shkruar ministri Bekteshi