Më shumë borë në Kodër të Diellit

Më së shumti borë sot në mëngjes ka në Kodër të Diellit, ku janë matur 27 centimetra, e më pas në Hanet e Mavrovës – nëntë centimetra.

Marketing

Më ftohtë sot në mëngjes ishte në Manastir dhe në Berovë me minus tre gradë Celsius të matura dhe në Shkup-Petrovec, Tetovë, Strumicë dhe Demir Kapi me minus dy gradë të matura. Në Kumanovë dhe në Dibër janë matur minus një gradë Celsius. Më ngrohtë ishte në Kodër të Diellit, ku janë matur pesë gradë Celsius.

Siç informon DPHM, në orët e natës moti ishte kryesisht i kthjellët apo me vranësira të vogla. Sot në mëngjes, në pjesën më të madhe të vendit moti është me diell, me vranësira të vogla, por në disa fushëgropa ka paraqitje të mjegullës.