Chelsea me një ‘këmbë’ në finale të “EFL Cup”, triumfon ndaj Tottenham

Chelsea ka shënuar fitore komode në kuadër të gjysmëfinales për “EFL Cup” ndaj Tottenhamit.

Marketing

“Blutë” e Londrës triumfuan me rezultat 2 – 0, shkruan lajmi.net.

Kai Havertz pas vetëm pesë minutave lojë kaloi Chelsean në epërsi pas një asistimi të Alonsos (5′).

Ndërkohë, ishte Ben Davies që shënoi një autogol qesharak në përpjekje për të larguar topin (34′), që rezultoi të jetë goli i fundit në takim.

Ndeshja në përgjithësi u dominua dukshëm nga vendasit që dominuan plotësisht, por u mungoi goditja përfundimtare.

Kësisoj, me këtë fitore, Chelsea është gjithmonë e më pranë finales, me ndeshjen kthyese që zhvillohet javën tjetër me 12 janar në “Tottenham Stadium”.

Marketing