Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha se i vjen keq që Nikolla Dimitrov në fund të mandatit të tij si zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane deklaroi se nuk ka besim në ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sa i përket bisedimeve me Bullgarinë, përcjell TV21. Grubi thotë se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi çdo gjë është transparenet.
“Më vjen keq që kolegu Dimitrov në fund të mandatit e kuptoi që nuk i beson zotit Osmani. Ndoshta do të ishte mirë të thuhej në fillim dhe të ndërmerrnim diçka në ndërtimin e besimit mes Osmanit dhe Dimitrovit, por jam i bindur se qytetarët nuk kanë arsye të mos i besojnë as Osmanit dhe as Qeverisë sepse në fund gjithçka është transparente dhe çdo marrëveshje do të duhet të të prezantohet para qytetarëve dhe të pranohet nga qytetarët”, tha mes tjerash Grubi.