Franca si kryesuese me BE-në po përgatit samit special në qershor ku do të sqarohet perspektiva evropiane e vendeve rajonale, po pa afat konkret për fillimin e bisedimeve, theksoi ambasadori francez Baumgartner, duke i paraqitur prioritetet franceze me udhëheqjen e BE-së, para Këshillit nacional për eurointegrime në kuvend.
“Sa i përket çështjes së zgjerimit dhe hapjes së bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, për këtë temë nuk ka ndonjë afat të caktuar, sepse ai afat varet nga konferenca ndërqeveritare, e cila nënkupton fillimin e bisedimeve, e që për momentin është vështirë të vërtetohet data e saktë.”,- tha ambasadori i Francës, Cyrille Baumgatner.