Barcelona raportohet se është afër të nënshkruaj me mbrojtësin e Bayern Munchen, Niklas Sule.
BILD shkruan sot se ka bisedime të dyanshme mes Barcelonës dhe agjentit të lojtarit.
Kontrata e Sules përfundon në qershor dhe se bavarezët nuk kanë shfaqur interes të madh për të vazhduar atë me 26 vjeçarin.
Mbrojtësi gjerman po shihet nga Xavi si pasues i Piques, veteranit që është afër të mbushë 35 vjeç.
Mediat spanjolle shkruajn se Xavi e ka në plan të ndërrojë rrënjësisht mbrojtjen te Barcelona për sezonin e ardhshëm.
Araujo është mbrojtësi i vetëm që Xavi ka besim në të dhe se Sulen po e sheh si partner ideal për të.