Komuna e Aerodromit në Shkup njofton se një person po mashtron qytetarët në këtë komunë duke mbeldhur para pasi i njëjti paraqitet si vullnetar i Kryqit të Kuq, përcjell TV21. Nga kjo komunë thonë se personi në fjalë ka mbledhur mjete financiare me pretekstin se të njëjtat do të shfrytëzohen për fëmijët në nevojë në territorin e kësaj komune.
“Gjegjësisht, sipas informacioneve të marra nga Komuna e Aerodromit, bëhet fjalë për një djalë të moshës 23 deri në 25-vjeçare, mbi dy metra i gjatë, i veshur me xhaketë të zezë dimërore dhe xhinse të zeza, me kapele në kokë dhe maskë në fytyrën.”, theksojnë nga Komuna e Aerodromit.