Gjermania optimiste për negociatat/ Ministrja për Europen Luhrman: Të mbajmë premtimin për Tiranën e Shkupin

Gjermania nuk e shikon si pengesë por e konsideron premtues angazhimin e Francës për të modernizuar procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Marketing

Pas vizitës në Tiranë dhe Shkup, ministrja e shtetit për Evropën dhe klimën, Ana Luhrman shprehet optimiste për hapjen e negociatave dyuke vënë theksin tek vijimi i reformave.

Anna Lührmann
MINSTRE PER EVROPEN, GJERMANI
“Franca ka dërguar një sinjal shumë të qartë, me programin e presidencës së Këshillit të BE-së, ku perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ka marrë rëndësi qëndrore. Presidenti Macron e ka theksuar se ka një perspektivë anëtarësimi, sinjalet nga Parisi janë shumë inkurajuese. Është shumë e rëndësishme që ne si Bashkim Evropian të mbajmë premtimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne po bëjmë maksimumin për të mënjanuar pengesat e fundit. Jam shumë e sigurt se së shpejti do të kemi përparime.”

Ministrja Luhrman përsëriti edhe njëherë se bashkëpunimi në rajon orientohet fuqishëm nga perspektiva evropiane dhe rrjedhimisht ai duhet të jetë gjithëpërfshirës.

“E kuptoj se ekziston një dëshirë e madhe për të bashkëpunuar në rajon. Në të njëjtën kohë, iniciativat që duan të forcojnë bashkëpunimin rajonal duhet të jenë vërtet gjithëpërfshirëse, që do të thotë se duhet të përfshihen edhe vende si Kosova. Dhe kjo është thelbësore për ne. Dhe instrumentet e procesit të Berlinit janë shumë të përshtatshme për këtë. Në Sofje është arritur një marrëveshje për një treg të përbashkët rajonal. Dhe kjo marrëveshje tani më në fund duhet të zbatohet.”

Ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën gjithashtu theksoi se Ballkani Perëndimor ka mbështetjen e fortë të bllokut sa i takon sulmeve hibride që vijnë kryesisht nga Rusia.