Një burrë 30-vjeçar ka humbur afërsisht 150,000 paund pasi një mashtrimi romantik, që e “shkatërroi” atë. Ai ishte viktimë e një mashtrimi me kriptomonedhë që filloi përmes një aplikacioni takimesh.
Ai tha se “Besimi u ndërtua, por sa hap e mbyll sytë, gjithçka u zhduk”.
Tom, i cili është 30 vjeç, po luftonte me një ndarje, kur e gjeti veten duke kërkuar shoqëri në internet. Ai iu bashkua një aplikacioni takimesh në vitin 2020 ku filloi të fliste me një grua të quajtur Jia e cila i tha se ishte 20 vjeç dhe jetonte në Hong Kong.
“Ajo e portretizoi veten si një investitore e suksesshme me njohuri të brendshme dhe foli për të ardhmen, lëvizjen në Mbretërinë e Bashkuar dhe se si mund ta ndërtonim këtë mënyrë jetese të pasur së bashku”.
Pasi foli për dy ditë, Jia e pyeti Tomin nëse dinte ndonjë gjë për kriptomonedhën Bitcoin raporton BBC. Tom u drejtua në një platformë tregtare në internet dhe u udhëzua nga Jia për të shkarkuar aplikacionin në telefonin e tij. Ai tha se ishte dyshues, por pranoi se ndihej me fat.
Jia do ta inkurajonte Tomin të vazhdonte të bënte investime duke i thënë se do të humbiste fitimet nëse nuk do të investonte shpejt. Tom investoi shumën e mbetur, por investimi i tij u zhduk.
“Bilanci im ishte pastruar, nuk kishte mbetur asnjë para dhe sa hap e mbyll sytë, gjithçka ishte zhdukur”.
Jia më pas refuzoi ta ndihmonte duke thënë se duhej të fluturonte për në Australi për t’u kujdesur për tezen e saj të sëmurë. Fizikisht dhe mendërisht ndikimi i asaj që i ndodhi Tomit e ndikoi ndjeshëm atë.
Tom kërkoi këshilla nga shërbimi shëndetësor në punë, i cili e inkurajoi të raportonte në Polici atë që ndodhi dhe në qendrën kombëtare të raportimit për mashtrimin dhe krimin kibernetik