Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i UT-së, Shefik Shehu zhvilloi vizitë pune në Bruksel dhe Paris

EUVP visitors

Me ftesë të Parlamentit Evropian, Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Shefik Shehu, njëherit profesor i shkencave politike në Fakultetin Juridik, qëndroi për vizitë punë në Bruksel dhe në Paris, në kuadër të programit European Union Visitors Programme (EUVP).
Prorektori Shehu realizoi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian, të Komisionit Evropian, si dhe në institucionin përgjegjës për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, European External Action Service. Gjatë vizitës së tij në Paris, prorektori i UT-së, Prof. Dr. Shefik Shehu u takua me përfaqësues të zyrës ndërlidhëse të Parlamentit Evropian, si dhe vizitoi shtëpinë-muze të ideatorit të Bashkimit Evropian, Zhan Mone.
Gjithashtu, Prof. Shehu qëndroi në selinë qendrore të NATO-s, në takim protokollar me Zyrën për diplomaci publike, udhëheqësin e sektorit për siguri energjetike, Michael Ruhle, si dhe takoi Ambasadorin e RMV-së në selinë e NATO-s, Dane Taleski.

Marketing