‘Kriza në Ukrainë’, Osmani: Javën e ardhshme mblidhen shërbimet e sigurisë dhe të ekonomisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka bërë të ditur se dje deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar të dhëna për shkëmbimin tregtar që RMV e ka me Ukrainën dhe listën e produkteve që shkëmbehen mes këtyre dy vendeve.

Marketing

“Dje e kam informuar Qeverinë për këmbimin tregtar me Ukrainën dhe cilat janë produktet të cilat shkëmbehen mes dy vendeve…. Gjithashtu kemi kërkuar dhe bëjmë analizë për pasojat ekonomike dhe financiare nga një përshkallëzim i konfliktit atje dhe eventualisht bashkëngjitje e jona ndaj sanksioneve të mundshme ndaj Rusisë dhe një veprim i njëjtë nga ana e Rusisë këtu. Kështu mendoj se jemi të përgatitur sa i takon prognozave se cilat mund të ishin pasojat dhe çfarë duhet të ndërmarrin institucionet”, tha Osmani.

“Javën që vjen janë caktuar takimet e shërbimeve të sigurisë dhe të ekonomisë për pasojat që mund të dalin nga eskalim i situatës”, tha më tej Osmani.

Marketing