Tabanoc, zbulohen teste të falsifikuara PCR dhe transport ndërkombëtar i pasagjerëve pa dokumente

Në vendkalimin kufitar në Tabanoc zyrtarët policor kanë zbuluar 5 teste PCR të falsifikuara dhe 3 automjete të cilët kanë transportuar pasagjerë pa dokumentacion përkatës.

Marketing

Gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se O.B. (51) nga Shkupi, T.T. (28) nga Shkupi, D.M. (28) nga fshati Tromegjë, rajoni i Kumanovës, D.G. (56) nga Koçani M.P. (61) nga Shkupi kanë paraqitur teste të falsifikuara PCR. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.

Gjithashtu gjatë kontrrollit të një autobusi me targa të Shkupit të drejtuar nga H.P(54) nga Shkupi si dhe në një automjet të pasagjerëve të drejtuar nga Z.B.(26)nga Strumica dhe furgon i drejtuar nga ZH.G. (46) nga Strumica është konstatuar se është kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa poseduar dokumentacion përkatës.

Sanksionet e duhura për drejtuesit e mjeteve dhe automjetet janë vendosur nga Inspektorati Shtetëror i Transportit.