Teuta Arifi: Bilall Kasami premtoi shumë, shfuqizoi 3 projekte të rëndësishme për tetovarët

Ish kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi e ftuar në emisionin debativ Click plus ka theksuar se Kasami nuk ishte i gatshëm për komunën e Tetovës sepse në 100 ditë ai dështoi.

Marketing

“Bilall Kasami nuk ishte i gatshëm për komunën e Tetovës, ai dhe të tjerët ishin bashkë kundër rrëzimit tim por jo edhe për ta udhëhequr komunën. Ai premtoi shumë por i hoqi shtigjet e biçikletave, parkingjet nuk u bënë pa para dhe transporti publik nuk është falas. Ai merret me mua qe 100 ditë me radhë”, thekson Arifi.