Rusia ka filluar evakuimin e ambasadës së saj në Kiev ndërsa Ukraina u kërkoi qytetarëve të saj të largoheshin nga Rusia të mërkurën, në kohën kur tensionet në rajon kanë arritur kulmin të pasi Presidenti Vladimir Putin mori autorizimin e parlamentit rus për të përdorur forcën ushtarake jashtë vendit të tij.
Rusia i liroi të gjitha postet e saj diplomatike në Ukrainë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Tass, pas shpalljes së një plani për evakuim. Pasditen e së mërkurës, flamuri rus nuk valëvitej më mbi ambasadën e Kievit ndërsa policia rrethoi ndërtesën.
Pas javësh përpjekjesh për të krijuar qetësi, autoritetet ukrainase sinjalizuan se shqetësimi ka ardhur në rritje. Ministria e Jashtme e Ukrainës i këshilloi qytetarët të mos udhëtojnë në Rusi dhe rekomandoi që çdo ukrainas që ndodhej atje të largohej menjëherë, duke thënë se “agresioni” i Moskës mund të çojë në një reduktim të ndjeshëm të shërbimeve konsullore.