Alex Zinchenko, futbollisti i Manchester Cityt i cili është nga Ukraina ka shpërndarë një postim të kryeredaktorit, Oleg Scherbakov ndaj sulmeve të ditës së sotme që janë bërë shtetit të tij nga Rusia, transmeton Gazeta Metro.
Oleg Scherbakov, i cili është kryeredaktor në gazetën ukrainase, Tribuna, ka deklaruar përmes një postimi në Facebook, duke thënë:”Rusë a është mirë për ju të zgjoheni në Gjermaninë fashiste? Çdo rus që nuk e shpreh me zë të lartë mendimin e tij tani do të konsiderohet armik përgjithmonë.”
Këtë postim të tij e ka shpërndarë në rrjetin e tij social në Instagram, mbrojtësi i ‘Citizens’, Alex Zinchenko i cili edhe para dy ditës ishte shprehur se vendi i tij i përket ukrainasve dhe askush nuk do të mundet të përvetsojë atë.
Zinchenko është paraqitur 48 herë me Kombëtaren Ukrainase dhe duke shënuar 8 gola, ai është një ndër lojtarët kryesorë të Ukrainës.