Të paktën 735 persona janë arrestuar në këto protesta në të gjithë Rusinë sot, duke përfshirë më shumë se 330 në Moskë, sipas OVD-Info, e cila gjurmon arrestimet në mitingjet e opozitës.
Pamjet nga Moska tregojnë turma të mëdha pranë Kremlinit.
Rreth 2,000 njerëz u mblodhën pranë sheshit Pushkin në Moskë dhe deri në 1,000 njerëz në qytetin e Shën Petersburgut, raporton agjencia e lajmeve AFP.