Sot është dita e dytë e bombardimeve të trupave ruse në Ukrainë dhe kjo luftë ka shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët ukrainas.
Shumë prej tyre kanë zgjedhur të largohen nga vendi për t’i shpëtuar luftës. Ndërsa një pjesë e ukrainasve kanë zgjedhur mos ta braktisin vendin e tyre, por të qëndrojnë dhe sigurojnë veten dhe fëmijët në bankiere nëntokësore.
Shumë banorë e kanë kaluar natën në bankiere për t’iu shpëtuar sulmeve të trupave ruse. Sigurisht që ukrainasit kanë vendosur të sigurojnë jetën e fëmijëve të vegjël, atyre që janë e ardhmja e Ukrainës.
Në fotot e mëposhtme mund të shihni se si ata kanë vendosur në bankiere nëntokësore fëmijë të vegjël, të cilët janë rreshtuar njëri pas tjetrit dhe qëndrojnë të strukur.