Ukraina nën sulmin rus/Papa i shpreh dhimbjen e thellë presidentit ukrainas

Papa Françesku i shprehu “dhimbjen e tij më të thellë” në një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të shtunën,-tha ambasada e Ukrainës në Selinë e Shenjtë.

Marketing

“Sot Papa Françesku pati një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ati i Shenjtë i shprehu dhimbjen më të thellë për ngjarjet tragjike që po ndodhin në vendin tonë”,-thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në një postim në Twitter, Zelensky tha se kishte falënderuar Papën për lutjet e tij, duke shtuar se “populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij”.

“Falënderova Papa Françeskun që u lut për paqen në Ukrainë dhe një armëpushim. Populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij”, shkroi Zelensky në Twitter.

Marketing