Ambasada e SHBA-së në Moskë u bëri sot thirrje shtetasve amerikanë që të largohen nga vendi pasi linjat ajrore vazhdojnë të anulojnë fluturimet në dhe jashtë Rusisë.
Departamenti i Shtetit lëshoi një këshillë udhëtimi të Nivelit 4 në prag të pushtimit, i cili u kërkoi amerikanëve të mos udhëtonin.
SHBA ka vazhduar të paralajmërojë se nuk do të kryejë asnjë evakuim ushtarak në Ukrainë, transmeton Fox News.