Ka anëtarë të ASH-së që vazhdojnë të mos e shohin më Selën si kryetar

Ndryshimet në Aleancën për Shqiptarët janë të domosdoshme dhe këtë më së miri e dinë anëtarët dhe aktivistët. Zijadin Sela nuk shihet më si udhëheqësi i ASH-s pas humbjeve të shumta si i pari i LR-PDSH-së e tani ASH.

Marketing

Nga burime të brendshme partiake, mësohet se ka një numër të madh të anëtarëve të pakënaqur, të cilët haptazi kanë dalë me statuse në rrjete sociale që kategorikisht e duan largimin e Selës.

Ende nuk ka një emër të dytë, por ai i cili më së shumti përmendet kohët e fundit në opinion për ta zëvendësuar Selën është Arben Taravari. Ky i fundit edhe vetë nuk e ka përjashtuar një mundësi të këtillë, duke ia hedhur topin Selës se çka do të bëjë.

Të përkujtojmë se Taravari dha dorëheqje nga posti i sekretarit gjeneral të partisë disa kohë më parë.

Me shumë gjasë në Aleancë ka pakënaqësi, që e tregojnë braktisjet e radhëve nga shumë anëtarë. Kjo mund të rezultojë edhe me ndryshime kadrovike në kongresin e ardhshëm. Anëtarët e degëve të partisë në disa komuna kanë dalë kundër rizgjedhjes së Selës si i pari i tyre.

Marketing