Zyrtarët ukrainas kanë kanë konfirmuar se të paktën 70 ushtarë janë vrarë në një sulm ajror rus në bazën e tyre ushtarake të dielën.
Sulmi raportohet të ketë ndodhur në Oktahyrka, në rajonin Sumy, i cili aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse.
Të hënën punonjësit e urgjencës po gërmonin nëpër rrënoja duke u përpjekur të gjenin të mbijetuarit.
Parlamenti i Ukrainës sapo ka postuar në Twitter një homazh për shërbimin e tyre, duke thënë “Lavdi e përjetshme për heronjtë e Ukrainës”