Të terrorizuar, fëmijët ukrainas luten për ndihmë: Kemi frikë! Nuk duam të vdesim (VIDEO)

Fëmijët ukrainas, të terrorizuar nga bombat dhe sulmet e vazhdueshme ruse, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, luten për ndihmë dhe ndalimin e menjëhershëm të luftës.

Marketing

“Dëgjoni zërin e këtyre fëmijëve që po frikësohen për jetën e tyre. Shumë tw tjerë tashmë kanë humbur jetën. Kjo po ndodh sot. Është realiteti i një lufte të tmerrshme. Veproni tani! Shpëtoni fëmijët! Ndaleni Rusinë, ndaleni luftën e Putinit”, ka shkruar ish-boksieri Wladimir Klitschko, i cili iu bashkua ushtrisë ukrainase për të luftuar agresionin rus.

“Ne jemi njerëz paqësorë, nuk duam të vdesim. Na ndihmoni. Kemi frikë. Dua të shkoj në shtëpi, të shoh babin, të afërmit e mi dhe shokët e mi. Dua të shkoj në shkollë”, këto ishin kërkesat dhe lutjet e disa prej fëmijëve në këto ditë të tmerrshme që po kalojnë.