Presidenti Zelensky u ka mbijetuar të paktën tre tentativave për vrasje në javën e kaluar. Lajmi është dhënë nga revista britanike “The Times”.
Mercenarë të grupit Wagner të mbështetur nga Kremlini dhe forcat speciale çeçene, u dërguan për të eliminuar Zelenksy-n.
Këto atentate janë penguar nga anëtarët brenda Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), të cilët janë kundër luftës në Ukrainë .
Mercenarët e Wagner në Kiev kanë pësuar humbje gjatë përpjekjeve të tyre dhe thuhet se janë alarmuar nga saktësia me të cilën ukrainasit i kishin parashikuar lëvizjet e tyre.
Një burim i afërt me grupin tha se ishte “e frikshme” se sa mirë dukej të ishte informuar ekipi i sigurisë i Zelensky.