“2 000 të vdekur, ku mes tyre janë mbi 100 fëmijë. Ne mund të llogarisim vdekjet dhe lëndimet me qindra, çdo orë”.
Ky është bilanci i viktimave në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, ku rusët janë duke zhvilluar luftime të ashpra për të marrë qyteti. Këtë e deklaroi Serhiy Chernov, president i këshillit rajonal të Kharkivit, në video-lidhje me Samitin e rajoneve që po zhvillohet në Marsejë, shkruan ANSA.
“Fshati Iakevo në zonën e Kharkivit është shkatërruar, ka shumë vdekje në atë zonë. Tani për tani po organizojmë punën e qendrës së koordinimit me njësitë më të vogla. Po kujdesemi dhe për të gjithë qytetarët, u dërgojmë ilaçe dhe ushqime”,-tha Chernov.