Tronditë deklarata e ministrit: Ushtarët rusë përdhunojnë gratë ukraianse!

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba denoncoi sot përdhunimet e kryera nga ushtarët rusë në qytetet e Ukrainës.

Marketing

Kuleba nuk dha prova për të mbështetur deklaratën tronditëse.

“Kur bien bomba në qytetet tuaja , kur ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara dhe kur kemi raste të shumta, për fat të keq, me ushtarë rusë që përdhunojnë gra në qytetet e Ukrainës, është e vështirë, natyrisht, të flasim për efektivitetin e ligjit ndërkombëtar,” tha ministri gjatë fjalimit të tij në Institutin Mbretëror të Mardhënieve Ndërkombëtare në Londër.