Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka njoftuar opinionin për rritjen e pensioneve për muajt në vijim.
✅ RRITEN PENSIONET❗️❗️❗️
Pas rritjes së rrogës minimale dhe asaj mesatare, nga sot edhe 326.841 pensionistë do të kenë pensione më të larta pas përcaktimit të metodologjisë së re për rritjen më të madhe të pensioneve deri më tani në mbledhjen e mbajtur të Qeverisë me përfaqësuesit e shoqatave dhe Partinë e pensionistëve.
Përveç kësaj, vendosëm që të ndihmojmë pensionistët me nga 1.000 denarë shtesë në pensionet e tyre për muajt Mars, Prill, Maj në kohë të krizës globale ekonomike dhe energjetike.