Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një tjetër apel duke kërkuar që të mos heshtet, pasi që sipas tij nëse Ukraina nuk mbijeton, e gjithë Evropa nuk do të mbijetojë, shkruan Gazeta Metro.
Zelensky ka mbajtur një fjalim me video për protestuesit kundër luftës në disa qytete evropiane.
Ai filloi duke i kushtuar dy momente të veçanta heshtjeje për ushtarët dhe civilët e rënë në konflikt.
Duke kërkuar mbështetjen për kauzën ukrainase, ai më pas kërkoi “një moment të tretë heshtjeje për njerëzit e Evropës”.
Në një lutje, ai u kërkoi evropianëve të dalin në rrugë dhe të mbështesin luftën e Ukrainës.
“Nëse Ukraina nuk do të mbijetojë, Evropa nuk do të mbijetojë, gjithashtu. Nëse ne rrëzohemi, ju do të rrëzoheni. Prandaj ju lutemi mos heshtni. Mos i mbyllni sytë ndaj kësaj”, tha ai.
“Dhe nëse fitojmë dhe jam i sigurt se do të fitojmë, kjo do të jetë fitorja e gjithë botës demokratike, kjo do të jetë fitorja e lirisë sonë, kjo do të jetë fitorja e dritës mbi errësirën, e lirisë mbi skllavërinë. “Dhe nëse fitojmë do të bëhemi po aq të lulëzuar sa Evropa. Dhe Evropa do të lulëzojë më shumë se kurrë”, tha ai. “Të gjithë ju jeni ukrainas sot, faleminderit për këtë”, është shprehur Zelensky.
Më poshtë keni fjalimin e tij.
⚡️Zelensky delivered a televised speech to the people of Europe.
“Do not be silent, support Ukraine. Because if Ukraine does not survive, the whole Europe will not survive. If Ukraine falls, the whole Europe will fall.”
Video: President’s Office. pic.twitter.com/0ruhTIzi20
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) March 4, 2022