Ukraina paralajmëron Rusinë: Mos abuzoni me armëpushimin

Rusia nuk duhet të përfitojë nga një korridor humanitar për të çuar përpara trupat e saj, paralajmëroi zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Marketing

Ajo tha se qeveria e saj po “verifikonte” informacionin se trupat ruse po përdornin armëpushimin për t’u afruar me pozicionet ukrainase në zonat përgjatë rrugëve të evakuimit.

“Ne po e përdorim këtë kanal për të evakuuar civilët – gra dhe fëmijë – si dhe për të dërguar ngarkesa humanitare për ata që kanë mbetur” , tha ajo. “E gjithë bota po shikon.”

Vereshchuk konfirmoi gjithashtu se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ndërmjetësoi bisedimet për armëpushimin dhe do të kryesojë kolonat e evakuimit përgjatë rrugëve të dakorduara jashtë qyteteve.

Armëpushimi është në fuqi rreth qyteteve Mariupol dhe Volnovakha nga ora 09:00 -16:00 me orën lokale (07:00-14:00 GMT).