Shenjat për problemet me zemrën shpesh janë “tinëzare” dhe të pakuptueshme. Ndodh shpesh që simptomat e sëmundjeve të zemrës të mos vihen re ose të anashkalohen, sidomos nëse jeni në moshë të re.
Pavarësisht gjinisë apo moshës, është e rëndësishme të mos i injoroni disa nga shenjat që paralajmërojnë për probleme me zemrën. Ja cilat janë:
Simptoma të ngjashme me gripin: Simptoma të ngjashme me gripin, si ethet, ftohja, të përzierat, plogështia ose djersitja e shumtë mund të paralajmërojnë për rrjedhje të pamjaftueshme të gjakut. Çdokush mund të ketë këto simptoma në një moment të caktuar, megjithatë, nëse shfaqen pas një aktiviteti të caktuar fizik, bëni një vizitë mjekësore. (Lodhja mund të jetë shenjë gjithashtu e çrregullimeve hormonale).
Probleme të caktuara me stomakun mund të jenë gjithashtu shenjë paralajmëruese. Studimet kanë treguar se disa gra kanë probleme me tretjen gjatë ditëve para një ataku në zemër, por, duke qenë se nuk janë në dijeni të kësaj, nuk kërkojnë trajtim mjekësor.
Dhimbje të kraharorit ose parehati: Jo çdokush pëson atak në zemër si në stilin Hollivudian (siç mund ta shohim shpesh nëpër filma ku personi bie direkt në dysheme). Ndjesia e ushtrimit të lartë të presionit (sikur të është ulur një elefant në kraharor) mund të jetë një arsye përse duhet të kërkoni kujdes mjekësor të menjëhershëm. Ndieni sikur keni tërhequr një muskul në gjoks? Kjo mund të sinjalizojë për ndonjë sëmundje kardiovaskulare, prandaj sigurohuni që të flisni me ndonjë mjek. Nuk ka përse të jetë dhimbje e mprehtë. Mund të jetë e lehtë, që përhapet në kraharor, krahë, qafë ose nofulla.
Probleme me frymëmarrjen: Nëse edhe një aktivitet i lehtë fizik ju shkakton probleme me frymëmarrjen, kjo nuk duhet injoruar. U kërkoj pacientëve të krahasojnë aktivitetin e tyre sot me një ose dy vite më parë”, thotë kardiologu Simmons. Nëse vërejnë ndryshime drastike në frymëmarrje ose atë çfarë kanë mundësi të bëjnë, kjo është një shenjë se diçka nuk shkon ashtu siç duhet. Problemet me frymëmarrjen që fillojnë të shfaqe kur ju shtriheni janë gjithashtu problematike, prandaj konsultohuni me një mjek.
Marramendje: Marramendja ose humbja e ekuilibrit mund të jenë gjithashtu shenjë të bllokimit të arterieve ose një problemi të lidhur me valvulin, sidomos nëse shoqërohet edhe me rrahje të shpejta të zemrës (sikur do të dalë nga vendi).
Lodhje ose pagjumësi: Shumë njerëz që kanë pësuar atak në zemër, sidomos femrat, janë ndierë shumë të lodhura një javë para se të pësojnë atak. Ata raportojnë gjithashtu për probleme të shumta me gjumin.