Sa kohë nevojitet për ta mposhtur Putinin? Zv/kryeministri britanik i përgjigjet kësaj pyetjeje

Mund të duhen vite që Vladimir Putin të mposhtet në pushtimin e Ukrainës, ka thënë zëvendëskryeministri britanik, pasi laburistët akuzuan qeverinë se po lëvizte shumë ngadalë lidhur me sanksionet, raporton The Guardian.

Marketing

Dominic Raab tha se njerëzit që mendonin se kriza mund të zgjidhej brenda disa ditësh po “mashtronin veten” dhe se NATO-s do t’i duhej të “tregonte njëfarë qëndrueshmërie strategjike” në përpjekjen e saj për ta detyruar ushtrinë ruse të tërhiqet.

Raab tha se Putini po përdor “taktika gjithnjë e më brutale.

Raab, i cili është gjithashtu sekretar i drejtësisë, i tha programit të mëngjesit të së dielës të BBC: “Mendoj se përfundimi është se asnjë nga qytetet kryesore nuk ka rënë ende”

Por unë mendoj se nuk duhet të kemi asnjë dyshim se misioni ynë me aleatët tanë është të sigurojmë dështimin e Putinit në Ukrainë dhe kjo do të marrë pak kohë”, tha ai.

“Ne po flasim për muaj, nëse jo vite, dhe për këtë arsye do të duhet të tregojmë një qëndrueshmëri strategjike sepse kjo nuk do të përfundojë brenda disa ditësh”, theksoi Raab