Chelsea është ende në pritje të pronarëve të rinj, pasi Roman Abramovich njoftoi ditë më parë se ka marrë vendim për shitjen e klubit londinez.
Miliarderi rusi mor vendim për shitjen e Chelseas, pasi Britania e Madhe mori sanksione edhe ndaj tij, pas fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj shtetit të Ukrainës.
Derisa po ka raportime për biznesmen të interesuar për blerjen e klubit, deri më tani nuk ende diçka zyrtare.
Megjithatë, klubi i Chelseas mund të shitet për një shumën që ndoshta Roman Abramovich nuk e ka menduar.
Një burim i nivelit të lartë me ekspertizë në procesin e përfshirë në blerjen e klubeve të Premier Ligës, sipas “Mirror” citohet të ketë thënë:
“Abramovich do të jetë me fat që të marrë afër 2 miliardë funte. Fakti që Abramovich po kërkon një shitje të shpejtë e dobëson pozitën e tij në mënyrë të konsiderueshme. Kushdo që vjen në tryezë nuk do t’i japë atij shumën që dëshiron”.
Kujtojmë se miliarderi turk, Muhsin Bayrak, është i fundit që ka shprehur interesim për blerjen e klubit nga Londra.
Në anën tjetër, Roman Abramovich thuhet se synon të fitojë së paku 3 miliardë funte nga shitja e klubit që ende e ka nën pronës.