Paralajmëron zv.kryeministri rus: Ndalimi i naftës ruse do t’i rrisë çmimet mbi 300 dollarë për fuçi

Udhëheqësit perëndimorë, si kryeministri britanik Boris Johnson, po synojnë më pak varësi nga furnizimet e naftës të Rusisë në të gjithë Evropën.

Marketing

Në përgjigje, zëvendëskryeministri rus Alexander Novak thotë se zëvendësimi i naftës ruse në Evropë me lloje tjera të naftës do të zgjaste më shumë se një vit, raporton CNN.

Novak thotë se një ndalim-furnizimi i naftës ruse çonte në “pasoja katastrofike” për tregun global dhe mund të rrisë çmimet në mbi 300 dollarë për fuçi.

Kjo është më shumë se dyfishi i çmimeve aktuale.