Pensionohet tenistja numër një në botë: Ky është vendimi i duhur

Tenistja australiane Ash Barty gjithmonë i ka bërë gjërat sipas mënyrës së saj, dhe tani tenistja numër një në botë ka treguar se do të pensionohet nga ky sport.

Marketing

25 vjeçarja australiane është tre herë kampione e Grand Slam-it dhe medaliste e bronztë në Lojërat Olimpike, kurse Barty së fundmi ka fituar “Australian Open” këtë janar, përcjell KosovaPress.

“Nuk ka mënyrë të mirë, e as mënyrë të keqe, është vetëm mënyra ime. Unë do të pensionohem nga tenisi. Është e vështirë ta thuash, por unë jam shumë e lumtur dhe tejet e gatshme. Di vetëm një gjë që në zemrën time ky është vendimi i duhur”, tha Barty.

“Jam tejet falënderuese për gjithçka që më ka ofruar tenisi, më ka ofruar çdo gjë që kam dashur plus më shumë. Por e di që koha është tani që unë të largohem dhe të vazhdojë të ndjekë ëndrrat e mija”, shtoi më tej tenistja australiane.

Këtë janar, Barty u bë femra e parë nga Australia që shpallet kampione e “Australian Open” pas plot 44 vitesh.