Skuadra e Red Bull ka marrë fitoren e parë të këtij sezoni në Formula 1, dhe kjo fitore vjen në emër të kampionit në fuqi, Max Verstappen.
Verstappen e nisi garën nga pozita e katërt në këtë garë, por arriti që të bënte mirë dhe të merrte në fund pozitën e parë, shkruan lajmi.net.
Charles Leclerc priu garën për pjesën më të gjatë, por e humbi pozitën e parë në xhiron e 47-të – tri xhiro para fundit.
Garë të mirë bëri edhe Lewis Hamilton, i cili u nis nga pozita e 15-të, dhe arriti që në një moment të ishte në pozitën e gjashtë. Por, fati nuk ishte në anën e britanikut. Një ‘pit-stop’ i lënë për shumë vonë, u vonua edhe më shumë pas një flamuri të verdhë, dhe anëtari i Mercedes u përjashtua nga matematikat.
George Russell, piloti tjetër i Mercedes e mbylli garën në pozitën e pestë.
Sergio Perez, i cili garën e nisi në ‘Pole-position’ arriti të mbyllte vetëm në pozitën e katërt.
Carlos Sainz e mbylli garën në pozitën nga ku e nisi – pozitën e tretë.
Kjo është fitorja e parë e Verstappen, si kampion.