Akademia ka dënuar incidentin e aktorit Will Smith i cili në natën e ndarjes së çmimeve Oscars, goditi me shuplakë prezantuesin Chris Rock.
Akademia përmes një postimi në Twitter tha se nuk e pranon dhunën.
“Akademia nuk e pranon dhunën e asnjë forme. Sonte kemi kënaqësinë të festojmë fituesit tanë të 94-të të çmimeve Oscar, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga bashkëmoshatarët e tyre dhe dashamirësit e filmit në mbarë botën”, ka shkruar Akademia në Twitter.
Kujtojmë se incidenti në mes të Smth dhe Rock ndodhi kur ky i fundit bëri shaka me flokët e rruara të gruas së Smithit.