Selami në takim me misionin për ndihmë teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Zv/drejtori i DAP-it Abdulselam Selami zhvilloi takim online me misionin për ndihmë teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili është pjesë e rishikimit të IT strategjisë së Drejtorisë së të Ardhurave Publike të periudhës së ardhshme katër vjeçare.
“Në prezencë të ekspertit të IT në FMN z. Piter Menhard, këshilltari tatimor në FMN z. Dimitri Jegorov, si dhe udhëheqësi i Sektorit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në DAP z. Marjan Mihajllovski, si zëv.drejtor i DAP në mes tjerash shpreha kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të cilin Drejtoria e të Ardhurave Publike e ka me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe për detajet rreth investimeve të deritanishme dhe planet për ivestimet tjera në IT sektorin dhe përforcimin e resurseve njerëzore në këtë fushë” shkruan Selami.

Marketing

Marketing