Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, përmes një postimi në FB ka falenderuar të gjithë ata që dhanë kontribut në regjistrimin e popullatës shqiptare, thirrjeve të një pasnjëshme për tu regjistruar në Maqedoninë e Veriut.
“Shpreh mirënjohje dhe faleminderim ndaj të gjithë personaliteteve politike, mediatike dhe shoqërore që me mesazhet e tyre inkurajuese kontribuan për realizimin e suksesshëm të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, në veçanti për regjistrimin e mërgatës sonë.
Përmes fushatës së realizuar arritëm që bashkë të përcjellim rëndësinë dhe seriozitetin e këtij procesi tek bashkëatdhetarët tanë në mërgim, por edhe qytetarët në vendin tonë”. ka shkruar Grubi
Grubi në një fushatë vitin e kaluar takoi të gjithë liderët shqiptarë të rajonit, figura publike ku së bashku bënë thirrje që shqiptarët sa më masovikisht të regjistrohen veçanërisht diaspora shqiptare.
Nga Edi Rama, Pandeli Majko, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Kurti, liderët e gjithë partive politike kosovare, humanisti Halil Kastrati dhe shumë të tjerë bënë thirrje në rrjetet sociale për tu regjistruar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë në diasporë. Falë gjithë këtyre thirrje sot zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut janë 29.5 % shqiptarë. https://fb.watch/c5qijlIbnj/