29 nga 32 kombëtare tashmë kanë siguruar biletën për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar në muajt nëntor dhe dhjetor të këtij viti.
Kampioni në fuqi i Evropës, Italia ka mbetur jashtë, pasi u mposht në gjysmëfinale të play-offit nga Maqedonia e Veriut.
Vetëm edhe tri vende kanë mbetur, teksa janë të caktuara edhe kombëtaret që do të luftojnë për ato tri pozita.
Uellsi do të përballet me fituesin e ndeshjes Skoci-Ukrainë, ndeshje kjo që u shty si pasojë e luftës.
Peruja do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Australisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe krejt në fund Kosta Rika do të përballet me Zelandën e Re.