Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, në fillim të vitit shkollor 2021/2022 në shkollat e rregullta fillore kanë qenë 186.649 nxënës, që është 0,5 për qind më pak se viti paraprak shkollor.
Në shkollat e mesme të rregullta, nga ana tjetër, në fillim të vitit shkollor 2021/2022 numri i nxënësve është 71.018 ose 1.1% më pak, krahasuar me vitin paraprak shkollor 2020/2021.
Në njoftimin e ESHS-së janë publikuar të dhënat bazë për arsimin fillor dhe të mesëm në fillim të këtij viti shkollor, të dhënat për numrin e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme sipas moshës, gjinisë dhe klasës/vitit të studimit dhe sipas mësimit të një gjuhe të huaj.
Përfshihen të dhënat për shkollat fillore të rregullta, shkollat fillore dhe të mesme speciale për të rritur dhe shkollat e mesme të rregullta, shkollat e mesme speciale dhe shkollat e mesme fetare.